I gjendur në Shkodër pas bastisjes së zyrave të PS-së, Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e drejtoi gishtin tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kur tha se kjo e fundit po paguan minorenë për rrëmujë.
Pas deklaratës së Ballës ka reaguar edhe LSI e Shkodrës e cila është distancuar nga dhuna e ushtruar gjatë paradites.
“Sulmet ndaj selisë tuaj në Shkodër i dënojmë, ashtu si çdo dhunë tjetër të shfaqur në vendin tonë nga pushteti juaj që prej 7 vitesh mban peng Shqipërinë.
Duke ju referuar deklaratës që dhatë nga Shkodra në krah të përfaqësuesve politik që keni në këtë qytet, e ndjejmë detyrë dhe obligim partiak, por edhe qytetar të reagojmë si LSI dega Shkodër.
Ju bëjmë me dije se në gjithë këto vite të jetës tonë politike, nuk kemi shfaqur dhe as nuk do të shfaqim qoftë edhe për një moment të vetëm qëndrime pro dhunës. Taulant, po është e vërtetë që marshimit qytetar të thirrur nga shoqëria civile ju bashkua edhe LSI Shkodër, e cila është pro çdo proteste paqësore.
Ne nuk kemi asnjë lidhje me organizimin e protestës dhe kurrsesi me dhunën”, thuhet në deklaratën e LSI-së Shkodër.
LSI dënon çdo akt të ndërmarrë kundër pronës publike dhe ndaj çdo selie partie.
“Nëse je duke kërkuar fajtor, ke trokitur në derën e gabuar, pasi LSI Shkodër do të jetë përherë një forcë politike pro europiane, e vlerave më të mira qytetare dhe e njerëzve që e duan vendin e tyre jo në tym e flakë, por të zhvilluar e me mirëqenie”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje