Të premten e javës që po mbyllim, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.
Gjatë këtij harku kohor kur ne Tiranë por edhe në rrethe ka ndodhur shumëçka, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përveçse është kujdesur të flasë për ndalimet e ndonjë përfaqësuesi media nga ana e Policisë si rezultat i protestës katër ditore dhe t’i kujtojë rinisë se ata janë ndryshimi, ai është fokusuar thuajse çdo ditë tek buxheti që ka kthyer në Kuvend.
Këtë ka bërë edhe të dielën, kur kujton shkurt se, “mbi 50,000 qytetarë humbën vendet e punës dhe papunësia nga 11.2%, u rrit në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020”.

“Buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit”, shkruan Meta duke e ilustruar edhe me një foto të kuruar nga ana e Presidencës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje