Bota

Protestë kundër dhunës policore në Francë, trazira dhe qindra të arrestuar

Mijëra francezeë dolën në rrugë për të kundërshtuar një projektligj për sigurinë dhe dhunën policore. Në proteste pati përleshje dhe trazira, ndërsa forcat e rendit ndërhynë duke kryer qindra arrestime.

Qindra persona u arrestuan në Paris të Francës pas protestës kundër projektligjit për sigurinë, në të cilën pati dhunë dhe trazira. Manifestimi nisi paqësor, por u tensionua me kalimin e kohës.

Policia hyri mes turmës për të evidentuar personat problematikë që nxisnin dhunë, por kjo ndezi protestuesit duke sjellë përleshje të përgjakshme mes forcave ligjzbatuese dhe qytetarëve.

Ministri i brendshëm francez, Gerlad Darmanin, tha se policia arrestoi 142 persona. Ai i cilësoi protestuesit e dhunshëm si banditë. Kjo ishte fundjava e tretë radhazi që rrugët e qyteteve në të gjithë Francën mbushen me protestues që kundërshtojnë ligjin, i cili synon të luftojë islamin radikal.

Megjithatë pjesa e kontestuar është ajo që ka të bëjë me dhunën policore, konkretisht me pikën e ligjit për sigurinë që nuk lejon filmimin e forcave të rendit gjatë ushtrimit të detyrës. Qeveria thotë se kjo bëhet për të mbrojtur policinë nga prishja e imazhit, por kritikët e konsiderojnë një masë që mund të zbehë lirinë e medias dhe të nxisë brutalitetin policor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë