Bota

Conte: Masa shtesë që të shmangim valën e tretë të pandemisë

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka njoftuar sot vendosjen e kufizimeve të tjera në mënyrë që të shmangë një valë të tretë të koronavirusit.

Qeveria italiane po planifikon forcimin e masave gjatë sezonit të festave me qëllim që të frenohet përhapja e koronavirusit, u shpreh Conte në një intervistë të botuar të martën.

“Për më tepër, tani nevojiten kufizime të reja … ne duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, sepse kjo do të ishte shkatërruese, gjithashtu edhe nga pikëpamja e humbjes së jetëve”, tha Conte për La Stampa.

Qeveria e koalicionit e kryesuar Conte po konsideron rregulla më të rrepta në mbarë vendin për festat e fundvitit pasi turmat u dyndën në qendrat e qyteteve gjatë fundjavës menjëherë pasi Roma kishte zbutur disa kufizime të vendosura muajin e kaluar.

Italia është vendi europian me numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 65,000 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë në shkurt.

Conte tha po ashtu se fushata e vaksinimit duhet të bëhet të paktën tek 10-15 milionë njerëz në mënyrë që të “kishte një ndikim efektiv në imunitet”. Sipas tij, kjo mund të arrihet në fund të pranverës ose para verës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë