Politike

Balla: Buxheti i 2021 rimiratohet të enjten. Reagon Meta: Kundër Covid-19, vetëm 0.86% e PBB-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha nga Elbasani se  Kuvendi i Shqipërisë do ta rimiratojë buxhetin e 2021 në seancën plenare të së enjtes. Buxheti u kthye për rishqyrtim nga Presidenti Ilir Meta.

“Ne kemi miratuar në buxhetin e këtij viti një mbështetje të madhe financiare për të përballuar gjithë situatën Covid dhe post-Covid. Jemi ndër të paktat qeveri që kemi miratuar në buxhet mbështetje financiare për barnat që përdoren nga familjarët në shtëpi. Duhet të kishte hyrë në fuqi, por lodrat politike dhe djallëzore të Presidentit të Republikës e kanë vonuar, por kjo nuk do të zgjasë më, pas dy ditësh Kuvendi do të rimiratojë buxhetin për t’i hapur rrugë gjithë kësaj mbështetjeje të madhe që i jepet Ministrisë dhe gjithë familjarëve që janë përballur me këtë situatë të vështirë”, tha Balla.

Pas Ballës reagoi Presidenti Ilir Meta, duke theksuar se, për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 mld lekë ose 0.86% e PBB-së, ndërsa vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 mld lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë