Barcelona është një qytet i njohur për arkitekturën, kulturën dhe sektorin e lulëzuar të biznesit. Por qyteti kohët e fundit ka zbuluar një anë të errët: njerëzit nga të gjitha sferat e jetës papritmas po e gjejnë veten të ekspozuar ndaj vështirësive ekonomisë dhe herë pas here urisë.
Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka futur në vështirësi klasat e mesme. Gati gjysma e njerëzve që kërkojnë ndihmë sociale dhe financiare tani quhen “të varfrit e rinj”. Ata janë njerëz që, për herë të parë, janë në një pozitë të cenueshme.
Antonio dhe Cristina kanë tre fëmijë. Covid-19 çoi në falimentin e barit të tyre, duke u hequr burimin më të madhe të të ardhurave. Në pamundësi për të paguar faturat, ata gjithashtu humbën banesën e tyre. Për të ngrënë, familjes iu është dashur të kërkojë ndihmë. Shoqata ‘Nga fqinji në fqinj’ mbledh ushqime nga dyqanet lokale dhe ua jep njerëzve në nevojë. Për Antonio, ishte e para herë që varej nga ndihmat vullnetare.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar veten në këtë pozicion. Përndryshe, pse do të kisha tre fëmijë. Por jeta ime sapo mori një kthesë për keq”, thotë Antonio Ruiz Lázaro. “Sinqerisht, të shkosh dhe të kërkosh ushqim të bën të ndihesh i turpëruar.”
Në shtator, kur familja humbi shtëpinë e tyre, këshilli i qytetit u dha atyre një banesë të rehatshme turistike si një strehë të përkohshme. Ata janë të lejuar të qëndrojnë atje deri në verë.

Gruaja e Tonit, Cristina, është nga Rumania. Ajo beson se ka shumë të varfër të rinj ’në Spanjë. Ajo gjithashtu ndan sikletin e Antonio për t’u varur nga bamirësia për të mbijetuar, por nuk sheh asnjë mundësi tjetër.
“Falë këtyre shoqatave, falë faktit që ato ekzistojnë, ne marrim ndihmë. Pa një mbështetje të tillë, do të na duhet të shikonim nëpër kosha plehrash ose të vidhnim,” thotë ajo.
Antonio dhe familja e tij kurrë nuk e konsideruan veten të pasur, por ata gjithmonë arrinin të siguronin jetesën. Por tani, me 400 euro që ata marrin çdo muaj nga sigurimet shoqërore, edhe blerja e akullores për fëmijët e tyre është e pamundur.
Në shëtitjen e përditshme për të marrë fëmijët e tyre nga shkolla, ka një kujtesë të vazhdueshme të situatës së zymtë të familjes. Ish-lokali Antonio është vetëm disa hapa larg. Kujtimet e tij për të shitur vendin janë ende të dhimbshme:
“Këtë vend e bëra timin, për shijen time, si mund ta shes?, thotë ai.
Oxfam beson se Covid-19 mund të rrisë numrin e njerëzve që jetojnë në varfëri në Spanjë me rreth 1.1 milion. Por pse po goditet kaq fort Spanja? Rafael Martínez Buñuel, presidenti i shoqatës “Nga fqinji në fqinj” na dha disa përgjigje:
“Ne injoruam rëndësinë e ekonomisë informale. Tani ne e kuptojmë se shumë njerëz kanë punuar në punë të zezë, e cila tani nuk ekziston më”, thotë ai. “Në këto 8 muaj ne kemi dorëzuar tashmë më shumë se 100 tonë ndihma.
Para pandemisë, shoqata e tij shpërndau 2.5 tonë ushqim në muaj, duke u shërbyer rreth 130 deri në 140 personave në muaj. Në 8 muajt e fundit, dërgesat e tyre janë rritur në mbi 100 tonë.
Varfëria e re e shkaktuar nga pandemia po godet vendet në të gjithë Evuopën. Austria nuk është përjashtim. Vjena, kryeqyteti është i njohur për pasurinë dhe mirëqenien e saj. Por ashtu si Barcelona, ky qytet ka një anë të fshehur. Shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe të ekspozuar ndaj vështirësive, përfshirë urinë. Ushqimi në raftet e OJQ-ve po zhduket shpejt.
Koronavirusi ka shkatërruar jetën në vendin e gjashtë më të pasur të Bashkimit Europian. Shumë njerëz, që dikur ishin në një situatë të rehatshme, tani e kanë gjetur veten në rrugë.
Një shembull Regina. Ajo është një shtetase gjermane që ka punuar në hotele në të gjithë Evropën, duke gatuar, pastruar, ndihmuar dhe shërbyer. Deri në verë ajo ishte në Spanjë. Por kur ajo mori një ofertë pune dimërore në Austri, ajo pranoi. Kur ajo arriti, puna e saj nuk ishte më.
“Unë kurrë nuk kam qenë në një situatë si kjo”, thotë ajo.
Shtresa e re e të varfëve, e shkaktuar nga pandemia gjithashtu ka qënë e rëndë për prindërit e vetëm, të vetëpunësuarit, pronarët e bizneseve të vogla dhe punëtorët sezonalë.

Tanja Wehsely, drejtoresha e një OJQ-je në Austri thotë se numri i atyre që kërkojnë ndihma ushqimore është rritur me 70 për qind.
Turizmi numëron mbi shtatë për qind të PBB-së së Austrisë dhe zakonisht, është një industri që ka mungesë personeli. Por COVID-19 i ka vënë menaxherët e hoteleve në një situatë të vështirë, pasi karantina detyruar shumicën e hoteleve të mbyllen.
Regina shkoi personalisht për t’i dorëzuar formularin e saj të aplikimit për punë tek Michaela Reitterer, presidente e Shoqatës Austriake të Hoteleve. Reitterer shpjegoi se kriza COVID-19 u kthye në tragjedi për industrinë turistike në vend kur Gjermania lëshoi paralajmërimin e saj të udhëtimit. Ajo thotë se kolegët e saj hezitojnë të punësojnë sepse nuk dinë se çfarë pret të ardhmen.
Lajmi i mirë për Regina është se Reitterer ka premtuar ta ndihmojë të gjejë një punë në Austri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje