Pasi la pas krahëve karantinën për shkak të Covid-19, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Bolonjës, ku Roma fitoi thellë, 1-5. Mbrojtësi kuqezi nuk arriti ta mbyllte atë ndeshje, sepse ndjeu një shqetësim në këmbë dhe u zëvendësua nga Smolling kur kishin kaluar 67 minuta lojë.
Por ka qenë një “alarm fals”, sepse analizat e kryera sot kanë treguar se nuk ka asnjë problem serioz për mbrojtësin shqiptar. Kumbulla do të jetë gati ndoshta që për ndeshjen e radhës me Torinon, që luhet nesër, por me shumë mundësi trajneri Fonseka do ta ruajë për të mos e rrezikuar.

Kumbulla ka bërë disa ndeshje të mira me Romën këtë sezon, ka shënuar edhe gola të rëndësishëm. Ai u ndal ndoshta në momentin më të mirë, pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, që i mohoi edhe ndeshjet e Kombëtares në muajin nëntor. Për fat të mirë, futbollisti kuqezi nuk ka asgjë serioze pas shqetësimit që ndjeu në Bolonja dhe është sërish në dispozicion të skuadrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje