Politike

Zbehet protesta, rriten mesazhet politike. Basha: Do bëj reformë në Polici

Ndryshe nga gjashtë ditët pararendëse, të martën në Tiranë pati shumë pak protestues dhe forca të shtuara të Policisë.

Me zbehjen e protestës në njërën anë, po rriten edhe mesazhet politike në anën tjetër. E ka bërë Lulzim Basha i cili paralelisht me orarin e protestës, ka shpërndarë në Twitter mesazhet e tij të pasmesditës në një bashkëbisedim që pati me median, konkretisht për policinë dhe qëndrimin e tij ndaj protestës.    

“Policia e Shtetit do t’u kthehet qytetarëve. Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, shkruan Basha në Twitter.

Të martën në një konference me mediat, Basha u shpreh ndër radhë:  “Reformë e thellë në polici që do luftojë krimin do mbrojë qytetarët e do jetë pjesë përpjekjes sonë të suksesshme për të futur vendin në BE. Brenda 6 muajve të parë të qeverisë do keni polici të standardeve të policisë së Kosovës si fillim”.

A do i bashkohet opozita edhe fizikisht protestës së të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës?

“Kjo është një protestë e të rinjve shqiptarë, të harruar e braktisur në 7 vite të qeverisjes së Ramës, ka pasur e ka mbështetjen tonë të plotë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë