Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Republikane në Shkozë të Tiranës.
Duke marrë shkak edhe nga zhvillimet e fundit në vend, Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha: “Kjo është situata që ka sot Shqipëria. Jemi në mungesën e shtetit sepse Rama shkatërroi konceptin e shtetit. Jemi në mungesën e pushtetit gjyqësor dhe të Parlamentit. Jemi në një varfëri dhe papunësi të madhe, në një pasiguri juridike. Jemi po ashtu edhe në një kërcënim të vazhdueshëm të jetës për shkak të pasigurisë në rend, por edhe problemeve që vijnë për shkak të trafiqeve të ndryshme, sidomos të trafikut të drogës, i cili tashmë është bërë dominant jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Rajon”.
Gjatë fjalës së tij para strukturave të Partisë Republikane, Mediu tha se një ndër problemet më të mëdha është largimi i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht ata profesionistë, të cilët janë edhe pjesa më aktive e shoqërisë.
“Në këto vite janë mbi gjysëm milion shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë që i janë larguar Shqipërisë. Kjo do të thotë që ne kemi një problem shumë të madh social në vend. Kemi problem shumë të madh politik dhe një problem shumë të madh ekonomik, sepse është larguar pjesa më aktive e shoqërisë sonë; profesionistë, të rinj dhe të reja. Nga ana tjetër kemi një qeverisje që është krejtësisht indiferente, përballë këtij fakti. Ne kemi në dorë të ndryshojmë politikën. Ne kemi në dorë të ndryshojmë ekonominë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë shtetin. Pjesëmarrja aktive në debatin dhe në jetën politike, në konkurrimin politik dhe pastaj në qeverisje dhe administrim është zgjedhja më e mirë e situatës që ka vendi”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje