Politike

Akti normativ i pensionit për familjen “Rasha” mbërrin në Kuvend

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se pensioni i lidhur për familjen Rasha pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nuk u ndërmor përmes një akti normativ, por ishte një vendim i Këshillit të Ministrave.

Por, për të mundësuar marrjen me urgjencë të kësaj VKM-je, sipas të cilës familjes Rasha i lidhet pension 8 herë më i lartë se pensioni social Qeveria ka ndërhyrë përmes një akti normativ në ligjin për sigurimet shoqërore.

Ndërhyrja konfirmohet edhe në dokumentin e dorëzuar për miratim në Kuvend. Propozimi për ndryshim është i Ministrisë së Financave. Sipas këtij propozimi, në nenin 5 të ligjit për sigurimet shoqërore shtohet një pikë, ku edhe këtu shtohet fjala “aksidentalisht”, ashtu si në VKM.

“Familja e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese përfiton trajtim të veçantë finanaciar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtarëi që përfiton në emër të familjes përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në propozimin e Ministrisë së Financave.

Propozimi nuk është kaluar në procedurë normale. Ai ka hyrë në fuqi si akt normativ, për të cilin nevojitet miratimi nga Kuvendi që të ketë vlerën juridike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë