Politike

Raporti i TI, Tabaku dhe Alibeaj: Në 7 vjet Rama ka ngritur një sistem korruptiv

Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dolën në një konferencë për shtyp për të komentuar gjerësisht raportin kritik të Transparency International për Shqipërinë

“Organizata Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit!

Transparency International tregon se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashkimit Europian.

 Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klientëve dhe e krimit”, tha Tabaku.

Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës.

“Raporti flet për ofertat e pakërkuara që kanë prishur tregun dhe konkurrencën dhe çdo kontratë koncesionare në infrastrukturë është dhënë pa garë.

Kontrata e rrugës Milot – Balldren, e denoncuar nga opozita, përmendet specifikisht sepse kostot janë dyfish të larta, shkon deri në 300 milionë euro duke e bërë koston për km rreth 20 milionë euro. Kompania që ka fituar këtë tender, ANK zotërohet nga një ish deputet e i PS dhe vëllai i tij Agim dhe Ndue Kola”, tha Tabaku.

 Edhe Enkelejd Alibeaj u ndal gjatë tek ky raport.

“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale’. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qëndrimi i Transparency International.

Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri…”, citon Alibeaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë