Futboll

Pierluixhi Kolina zgjidhet si arbitri më i mirë i historisë

Nuk ka dyshime “France Football” në lidhje me arbitrin më të mirë të historisë. Ai është italiani Pierluixhi Kolina dhe udhëheq 10-shen më të mirë, ku bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të njohur si gjermani Markus Merk, anglezi Hauard Ueb, por edhe francezja Stefani Frapart, e vetmja femër në këtë klasifikim special.

Kolina, sot shef i komisionit të arbitrave të FIFA-s, është vlerësuar me këtë motivacion: “Kur flitet për arbitrat, emri i tij është i pari që të vjen në mendje. Nga debutimi në vitin 1977, në tërheqjen e tij në 2005-ën, Kolina ka shkruar historinë e futbollit”. Me më shumë se 467 ndeshje të gjykuara në karrierë dhe çmimin “Arbitri më i mirë në botë” nga IFFHS në periudhën 1998-2005, Kolina, i lindur në Bolonja në vitin 1960, ka hyrë në vitin 2011 në “Hall of Fame” të futbollit italian.

Klasifikimi i “France Football” për 10 arbitrat më të mirë është ky: Pierluixhi Kolina, Ken Aston, Mishel Vutro, Markus Merk, Çarls Korver, Majk Din, Ian Fut, Ali Benaser, Stefani Frapart dhe Hauard Ueb.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë