Shtetet anëtare të Bashkimit Europian planifikojnë të fillojnë vaksinimet kundër Covid-19 nga 27 dhjetor, tha të enjten ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn.
“Në Gjermani do të fillojmë, nëse miratimi ecën siç është planifikuar, në 27 dhjetor. Vendet e tjera në BE po ashtu duan të fillojnë nga 27 Dhjetor,” tha ai përpara një takimi me Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe drejtuesit e kompanisë farmaceutike që ka prodhuar vaksinën, BioNTech.
Një zyrtar i lartë i BE tha të mërkurën blloku mund të japë miratimin e tij përfundimtar për vaksinën Pfizer / BioNTech më 23 dhjetor.
Pas miratimit të vaksinës nga autoriteti rregullator Evropian, Komisioni Europian pritet të japë miratimin përfundimtar brenda tre ditësh, pasi të jetë konsultuar me 27 qeveritë Evropiane. Vendet evropiane do të jenë në gjendje të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar të Komisionit Europian.
Operacioni europian i transportit do të jetë gjigand dhe kompleks. Vaksinat do të mbërrijnë në të njëjtën ditë në secilin vend anëtar me fluturime speciale dhe më pas do të dorëzohen në qendrat e vaksinimit.
Mediat gjermane gjithashtu janë përqendruar gjithnjë e më shumë në faktin se vaksina është zhvilluar nga një kompani gjermane, por që disa vende të tjera tashmë po vaksinonin qytetarët e tyre, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje