Astrit Patozi i Bindjes Demokratike është i hapur për negociata me të gjithë faktorët përjashto tre partitë e mëdha, PD, LSI dhe PS. Patozi shprehet se me Jozefina Topallin e Lëvizjes për Ndryshim po diskutojnë për daljen me një listë të përbashkët, ndërsa lë të hapur bisedimet edhe me Myslim Murrizin apo Rudina Hajdarin.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të kemi një qëndrim të përbashkët përsa i përket edhe interpretimit të kauzës së përbashkët që kemi, por po ashtu edhe të një liste ku të jenë përfaqësues të disa forcave politike”, tha Patozi.
A përfshihen në këto diskutime edhe Murrizi dhe Hajdari të shkëputur tashmë nga PD dhe secili me nga një force të re politike?
“Ne komunikojmë me gjithkënd i cili mendon se Shqipëria ka një alternativë të re ndryshe. Vetëm me PD, LSI e PS jo, me gjithë të tjerët pastaj jemi të hapur, nuk ka asnjë problem”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje