Bota

Greqia 12 masa të rrepta. Lëvizja mbyllet në 18:00

Qeveria greke ka shtrënguar masat kufizuese për disa komuna të cilat i ka cilësuar si “pika të nxehta”, Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.
Masat të cilat do të nisin nga sot fillojnë me orën policore e cila do të zgjatet me 11 orë. Nga ora 18:00 deri në 05:00.
Në këto zona gjithashtu do të mbyllen parukeritë, tregjet publike, dyqanet, kishat e libraritë.
Mediat greke bëjnë me dije se do të vijojë destimi masiv dhe do të ketë përhapje të maskave me financim nga komunat.
Gjithashtu, do të testohen çdo 5 ditë punonjësit në azile, ndërsa do të lejohen vetëm ceremonitë mortore me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë