Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë e ka cilësuar emërimin e Altin Binajt si pozitiv dhe hap të rëndësishëm përpara drejt ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale”, thuhet në reagim.
OSBE thotë se tani është në pritje të emërimit të radhës nga ana e Presidentit të Republikës.
“Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë”, vijon deklarata.
Përfaqësia e OSBE-së shpreh mbështetjen e pakushtëzuar në ofrimin e ndihmës për Gjykatën Kushtetuese.
Altin Binaj u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë pasi u votua me 96 vota pro në seancë plenare. Ai ishte i vetmi emër i dorëzuar në Kuvend nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pas thirrjes së katërt të vakancës, që u hap nga Parlamenti më 24 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje