Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishte të premten në Postec ku jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri. Ai dhuroi libra në maqedonisht për fëmijët minoritare, ndërsa e vuri theksin te rruga e përbashkët që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë drejt BE.
“Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bashkë, por edhe rrugën për në BE e kemi të përbashkët, edhe pse morëm një zhgënjim për arritjet e fundit në Unionin Europian. Të dy shtetet meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin në BE. Ne po vazhdojmë konsultimet për të përfunduar këtë problematike, që në fakt nuk e dimë çfarë problemi është. Po punojmë për ta zgjidhur me qëllim integrimin në BE”, tha Zaev për gazetarët shqiptarë në Pustec.
Problemi kyç ishte emri, tani ka sjellë një problem shteti bullgar, tha Zaev. “Po punojmë që të zgjidhim këtë problematikë. Po të mos ishte koha e pandemisë, besoj që kjo marrëveshje do të kishte ecur më mirë, por besoj se do të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Zaev.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje