Edhe kampionët e mëdhenj, më të mirët e çdo kohe, kanë qenë fëmijë. Disa prej tyre nuk ishin fenomenët që u bënë më pas, por për të tjerë talenti jashtë normales ka qenë i dukshëm që në vitet e para. Në Rosario, për shembull, në mes të viteve ’90, shumë njerëz e dinin emrin e Lionel Mesit. Kishte zëra se ishte një djalosh i destinuar për të bërë historinë e futbollit argjentinas, një pasardhës i Maradonës.
E kaluara tregon se etiketimi “Diego i ri” në ato anë jepet me lehtësi, por për Mesin nuk ka gabuar askush. Fakti që ai la Argjentinën pak më shumë se 10 vjeç e bënte Mesin të panjohur në pjesën tjetër të vendit. E vërteton një histori në librin “Mesi, një gjeni i pakompletuar” të gazetarit Ariel Senosian, i cili tregon shumë ngjarje që kanë të bëjnë me numrin 10 të Barcelonës.

Gazetari tregon impaktin e parë të trajnerit të njohur Marselo Bielsa me “pleshtin”. Duke qenë se të dy janë nga Rosario, Bielsa donte të dinte diçka më shumë për djaloshin me numra të jashtëzakonshëm. Kur asistenti i tij, Klaudio Vivas, po i tregonte trajnerit të atëhershëm të Argjentinës disa video të Mesit me të rinjtë e Barcelonës, ai i tha. “Ok, por ma trego me shpejtësi normale”. Edhe “i çmenduri” Bielsa nuk u besonte syve, teksa shihte aftësitë e Leos që luante me një shpejtësi supersonike.
Duhej konfirmimi i Vivasit për të bindur Bielsën. “Marselo, me shpejtësi normale është, kjo është shpejtësia e tij natyrale”. Një surprizë për Bielsën dhe shumë të tjerë, edhe trajnerin e U-17-ës së Argjentinës, Tokali, i cili nuk e kishte idenë për atë djalosh. Ai kërkoi informacion në atë kohë nga lojtarët argjentinas që luanin në Spanjë, si Saviola.
Tokali nuk e grumbulloi për Botërorin e 17-vjeçarëve në Finlandë, në 2003-shin. Argjentina doli e treta dhe trajneri fajësoi veten: “Jam një tuaf, një tuaf. Por edhe nuk ka njerëz që të më ndihmojnë, si është e mundur që për një lojtari si Mesi duhet të më njoftojnë nga jashtë?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje