Vizita e parë e ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi ishte në familjen e Klodian Rashës, vrasja e të cilit ishte shkas i protestave që pasuan dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
Çuçi vizitoi banesën e familjes Rasha paraditen e së dielës.
Më herët në të njëjtën derë kanë hyrë Kryeministri Edi Rama dhe “ironikisht” edhe Sandër Lleshaj para se të njoftonte dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.
Klodian Rasha u vra pas mesnatës së 8 dhjetorit në zonën e Laprakës nga plumbat e shkrepur nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj.
Hajdaraj është nën arrest me burg, ndërkohë që prokuroria e akuzoi fillimisht për vrasje nga pakujdesia, akuzë kjo e rivlerësuar në “vrasje me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje