Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 50-vjeçari

Policia e Tiranës njofton se një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet, ku për pasojë ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari që ka humbur jetën nga zjarri është një endacak. Ai jetonte në një godinë të braktisur, një dhomë me blloqe, që kishte brenda rroba të përdorura.
“Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë