Prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 Janar 2021 të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transzti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë”, njofton MEPJ.
Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë prenotuar për të kaluar ndërrimin e viteve në disa vende turistike dimërore në Malin e Zi, qeveria e këtij vendi ka ndaluar grumbullimet. Kështu si për Krishtlindje ashtu edhe për vitin e ri janë të ndaluar rreptësisht darkat me grumbullime në hotele dhe restorante.
Mali i Zi ka marrë vendim për rritjen e kufizimeve dhe ndalimin e festave për Krishtlindje. Lokalet dhe baret janë mbyllur dhe është ndaluar lëvizja nëpër qytete.
Sipas masave të përshkruara nga ministria e shëndetësisë, festimet nuk lejohen “në kafene dhe hotele, mbledhjet në shtëpitë e fundjavës janë të ndaluara dhe trafiku ndërqytetas është i mbyllur gjatë pushimeve”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje