Te Napoli është i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe në qershor lirohet me parametra zero, por Juventusi e kërkon që në janar. Trajneri Andrea Pirlo kërkon një qendërsulmues në momentin e parë të hapjes së merkatos së dimrit dhe Arkadius Milik me shumë mundësi do të vishet bardhezi.
Presidenti i Napolit, De Laurentis, i ka të gjitha avantazhet për ta shitur menjëherë sulmuesin polak, por nuk do që të ulet poshtë shifrës së 18 milionë eurove. Një shifër e lartë, por mund të shkohet drejt një akordi për 10 milionë euro. Një akord që do të kënaqte të gjitha palët, edhe vetë sulmuesin, i cili me Juventusit pritet të firmosë një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit, plus bonuset.

Në tratativat me Napolin, Juventusi mund të afrojë gratis një tjetër lojtar të ndarë në shtëpi, spanjollin Fernando Lorente. Klubit bardhezi nuk i intereson kthimi i Lorentes, pasi synon të rinovojë grupin dhe drejtuesit gjykojnë se Milik është profili i duhur për të besuarit e trajnerit Pirlo në fazën ofensive. Polaku është i fortë fizikisht dhe do t’i japë peshë sulmit, duke e tërhequr skuadrën përpara. Një alternativë me shumë vlera për sulmin juventin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje