Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se në 7 vite qeverisjeje e ka futur vendin në listën e zezë të OKB-së për drogën.
“Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë, deklaroi ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
PD thotë se pikërisht aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë.
‘Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim!”, mbyll deklaratën e tij Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje