Nga sot e deri më 30 dhjetor, Superiorja do të luajë tri javë të saj. Një fundvit shumë i ngjeshur, sfilitës për skuadrat e kampionatit tonë, pasojë e bojkotit të Ligës Profesioniste para nisjes së sezonit. Tri ndeshje në shtatë ditë e kanë të vështirë t’i përballojnë edhe klubet më të mëdha europiane, që kanë një organikë shumë të pasur, gjithsesi, do të jetë për të gjithë njësoj.
Java e 10-të e Superiores luhet e gjitha sot, më 27 dhjetor e 11-a dhe më 30 dhjetor e 12-a. Kukësi-Tirana është sfida më e rëndësishme për sot, ajo luhet me drita në stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe pse asnjë nga këto dy skuadra nuk është në vend të parë, ndeshja ka rëndësi, sepse përplasen dy pretendentë. Kukësi vjen pas humbjes së papritur me Kastriotin, ndërsa Tirana pas barazimit në Korçë dhe pa mbrojtësin Vangjeli, i cili ka shkuar të kurohet në Greqi. Ndeshja e pare u fitua nga Tirana, 2-0.

Vllaznia kryesuese shkon në Fier me pretendimin për ta ruajtur pozicion që ka, pse jo dhe për ta thelluar diferencën me ndjekësit. Shkodranët ndeshen me skuadrën e vendit të fundit në renditje dhe teorikisht kanë mundësi të mëdha për të vazhduar me fitore. Partizani, që po kalon një moment të vështirë, me disa ndeshje pa fitore, pret Kastriotin në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë kanë ndërruar edhe stadiumin ndoshta për të prishur tersin. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Ilir Daja janë munduar ta mbajnë ambientin të karikuar, duke mohur të ketë çështje me dy lojtarët “rebelë” Melo dhe Asani.
Laçi i Duros ndeshet me Bylisin dhe ka shansin për fitoren e dytë radhazi dhe për t’iu afruar më shumë zonës së kreut. Në letër është favorit absolut. Skënderbeu luan përsëri në Korçë, ku sot pret Teutën në një ndeshje që është e vështirë të parashikohet.
Superiore, java e 10-të
Sot, ora 13:45
Apolonia-Vllaznia
Laçi-Bylis
Partizani-Kastrioti
Skënderbeu-Teuta
bKukësi-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje