Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump paralajmëroi të martën se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.
Paralajmërimi i presidentit republikan në largim, të cilit i mbetet më pak se një muaj në detyrë, shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është ndikuar rëndë nga pandemia.
“Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej,” tha zoti Trump në një video të postuar në Twitter. “Është me të vërtetë e turpshme.”
Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati e miratuan legjislacionin të hënën në mbrëmje.
Zoti Trump tha se ai doqë Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.
Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera.
“Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën përCOVID-in. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”, tha ai. (Voa)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje