Politike

Ministri Çuçi i premton ambasadores Kim hetimin e policisë për sjelljen ndaj protestuesve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka urdhëruar hetimin e episodeve të dhunës së përdorur nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestave që pasuan vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor.

Këtë zotim, ministri i ri i Brendshëm ja ka shprehur ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese si ministër i Brendshëm. U lumturova që dëgjova prej tij se ka urdhëruar hetime mbi trajtimin e protestueusve. E drejta për të protestuar paqësisht duhet të respektohet”, thotë Kim përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasadorja amerikane zbulon gjithashtu se në bisedë me ministrin e Brendshëm janë cekur edhe zgjedhjet e 2015 dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë.

“Diskutuam gjithashtu mbi rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin në forcimin e sigurisë dhe zbatimin e ligjit”, vijoi Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë