Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Penal, ka reaguar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, me anë të një postimi, ku thekson se tashmë ka përfunduar kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore.
Në postimin e saj, ambasadorja Kim shkruan se ShBA-të do të mbështesin fuqimisht një proces transparent, që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”.
Postimi i amasadores amerikane
Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje