Bota

BE nis shpërndarjen e vaksinës në vendet anëtare

Dita e sotme mund do të mbesë në histori për Europën, pasi ka filluar shpërndarja e dozave të para të vaksinave në vendet anëtare të BE-së.

Lajmi u njoftua nga Komisioni Europian në një postim në Twitter.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, pakot u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

“Këto vaksina do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur duke filluar nga 27, 28 dhe 29 dhjetori,” tha Komisioni në një deklaratë.

Furnizimi i Shteteve Anëtare të BE-së do të jetë proporcional me popullsinë e tyre, bazuar në marrëveshjet e lidhura në mënyrë qendrore nga Komisioni Evropian me kompanitë e vaksinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë