Kur bëhet fjalë për vaksinimin, BE duket se po mundet nga vendet në oborrin e saj. Zvicra u bë të mërkurën vendi i parë europian që filloi të përdorë vaksinën BioNTech / Pfizer, ku një grua 90-vjeçare mori dozën e parë. Rregullatori i vendit miratoi vaksinën me një autorizim të kushtëzuar në fundjavë dhe më shumë se 100,000 doza të vaksinës mbërritën në vend të martën.
Serbia duket të jetë e dyta në radhë, duke nisur vaksinimin të enjten pasi 5,000 doza mbërritën në vendin kandidat për BE të martën. Kryeministrja Ana Brnabic mësohet se do të vaksinohet publikisht.
Ndërkohë BE-ja po pret deri të dielën, pasi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen caktoi 27 dhjetorit si ditën që do të nisë vaksinimi. Komisioni i është përmbajtur këtij afati kohor, edhe pse e miratoi vaksinën vetëm disa orë pas rekomandimit të favorshëm të Agjencisë Evropiane të Barnave.
Disa vende të tilla si Danimarka kanë thënë se do të fillojnë vaksinimin sapo të vijnë dërgesat e para, ndërsa vende të tjera si Holanda do të presin deri në janar për shkak të sistemit të tyre të regjistrimit. Por shumica e vendeve të BE-së, nga vendet e vogla si Malta te vendet e mëdha si Gjermania, kanë rënë dakort të nisin vaksinimit në 27 dhjetor.
Vonesa solli kritika nga udhëheqësit në Poloni dhe Hungari dhe në presion nga ministrat e shëndetësisë në Gjermani dhe Itali.
Ndërsa Zvicra fillon fushatën e parë të vaksinimit në Kontinent, ajo është përqendruar së pari në vaksinimin e njerëzve në nevojë, e cila përfshin njerëz mbi moshën 75 vjeç ose me sëmundje kronike. Ata do të ndiqen nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, pastaj ata që janë në kontakt të ngushtë me grupe të cenueshme dhe së fundmi ata që jetojnë në mjedise komunale.
Serbia do të fillojë vaksinimin e personave të moshuar që jetojnë në azile të moshuarish këtë javë.
Megjithëse vendet e BE planifikojnë të vaksinojnë në të njëjtën kohë, secili vend ka për detyrë administrimin e vaksinave dhe zgjedhjen e grupeve prioritare. Një nga liderët e parë që do të marrë vaksinën në BE mund të jetë kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis, i cili tha se do të vaksinohet të dielën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje