Politike

Përparim Kalo betohet si Gjyqtar Kushtetues

Në Institucionin Presidencës u zhvillua sot ceremonia e betimit e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Gjyqtari Kalo, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Përparim Kalo në detyrën e tij tepër të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë