Futboll

Lotito nervoz, akuza të forta Igli Tares për Muriqin

Marrëdhënia e punës me Klaudio Lotiton është shumë e vështirë. Igli Tare, ish-kapiteni i Kombëtares dhe drejtori sportiv i Lacios, ia ka gjetur prej vitesh “telat” presidentit të klubit roman dhe falë punës së tij të mirë ka pasur jetëgjatësi në postin që mban.

Pikërisht kjo punë rezultative e ka bërë Taren të kërkuar edhe nga klube të mëdha si Milani, por ai ka preferuar të qëndrojë te Lacio, ku aktualisht situata është shumë e tensionuar. Lotito nuk e përtypur dot humbjen e fundit me Milanin dhe ka lëshuar akuza për të gjithë, edhe për Taren. Ai gol i pësuar në shtesë e ka prishur festën e drejtuesve lacialë.

Tare dhe Inzagi. Gazeta Si, 24 dhjetor 2020

Sipas “Cittaceleste.it”, presidenti Lotito e ka drejtuar gishtin e azkuës kundër trajnerit Simone Inzagi dhe kundër drejtorit sportiv Igli Tare. Në këto 10 vite që Tare mban postin e drejtorit sportiv, janë shumë bastet e fituara, që kanë rregulluar bilancin e klubit, por ka edhe shumë baste të humbura. Lotito ka përmendur rastet e 12 milionë eurove të shpenzuara për Denis Vavron dhe 20 milionë eurot e shpenzuara për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar zuri vendin e Korreas në pjesën e parë, ndërkohë që sipas Lotitos duhej të luante Kaisedo. Muriqi luajti dobët, ndaj dhe Lotito është nxehur keq me pjesëtarët më të afërt të stafit. Ai e vlerëson të papërshtatshme merkaton e Tares, qashtu si dhe ndërrimet e bëra ndaj Milanit nga trajneri Inzagi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë