Futboll

Partizani mund thellë Kukësin, Skënder Gega jep dorëheqjen

Tjetër humbje Kukësin, këtë herë me pasoja. Pak minuta pas humbjes 4-1 ndaj Partizanit, trajneri Skënder Gega ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe i ka paraqitur dorëheqjen klubit verilindor. Dorëheqja e Gegës është pranuar dhe tani Kukësi duhet të gjejë një trajner të ri. Lajmi është bërë i ditur nga Kukësi në faqen zyrtare, ku publikohet edhe mesazhi i Gegës.

“Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur. Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen.

Skënder Gega. Gazeta Si, 27 dhjetor 2020

Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi: “Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë. JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME!

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit. Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit. Jam i sigurt që Kukësi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm. Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj. Me respekt, S.Gega”. Ky ësht ë njoftimi i klubit verior.

Gega e mori drejtimin e Kukësit në verë, por aventura e tij është mbyllur pa u mbyllur viti 2020. Javët e fundit Kukësi ka humbur terren në renditje, ndërsa tani duhet të gjejë edhe trajner të ri.

Rezultatet e javës së 11-të. Gazeta Si, 27 dhjetor 2020

Krejt ndryshe është situata te Partizani, që është ngjitur në vend të dytë, me 19 pikë, 6 më pak se Vllaznia kryesuese. Të kuqtë bënë një ndeshje shumë të mirë në Elbasan ndaj Kukësit, edhe pse sërish ka munguar për arsye shëndetësore trajneri Ilir Daja. Asani, Bitri, Bardhi dhe Mala janë autorët e golave për Partizanin, që e ka mundur Kukësin në të dyja ndeshjet e këtij sezoni. Edhe pse merkato, klubi i kuq po bën mirë deri tani.

Tirana kampione në fuqi vazhdon të mbetet larg zonës së kreut, pasi edhe sot, në javën e 11-të të kampionatit, nuk ka shkuar më shumë se barazimi në fushën e Teutës. Halili shënoi për Tiranën vetëm pas 2 minutash lojë, por në fund durrsakët barazuan me Kapllanin.

Renditja e Superiores. Gazeta Si, 27 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë