Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha të hënën se, Rama dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti.
“Qeveria dështoi t’i përgjigjej në kohë krizës së shkaktuar nga tërmeti, dështoi dhe të siguronte ndihmën e duhur njerëzore dhe ekonomike ndaj biznesit dhe qytetarëve përgjatë pandemisë.
Rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë.
INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm Bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së”, tha ajo.
Sipas saj, buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët.
“Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.
Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje