Politike

Murrizi ankimon në Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor

Deputeti Myslim Murrizi pritet të ankimojë të martën në Gjykatë Kushtetuese, Kodin e ri Zgjedhor.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të ankimojë nenin 163 të Kodit të ri Elektoral qe lidhet me ndarjen e mandateve.

Murrizi ka kundërshtuar herësin për ndarjen e mandateve të parashikuar në Kod

Kjo është padia e parë nga një parti politike e sapokrijuar pas bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja  Demokratike Shqiptare  pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm,  pasi  kryetari i saj  e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë