Futboll

Mançester Siti vatër Koronavirusi, shtyhet ndeshja me Evertonin

Mançester Siti është goditur masivisht nga Covid-19. Përveç 4 rasteve pozitive që ishin bërë të ditura për Krishtlindje, Gabriel Jesus, Uollker dhe dy pjesëtarë të stafit, “qytetarët” janë goditur nga raste të reja, çka ka sjellë shtyrjen e ndeshjes me Evertonin, e programuar për sot në mbrëmje.

Vendimi është marrë, pasi Covid-19 ka pushtuar skuadrën e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola. Në serinë e fundit të testeve kanë rezultuar pozitivë të tjerë futbollistë, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur nga klubi anglez.

Evertoni humb kështu mundësinë për të shkuar në vend të parë të klasifikimit të paktën për dy netë (në shoqërinë e Liverpulit, që ka një ndeshje më pak). Skuadra e drejtuar nga Ançeloti është 3 pikë larg vendit të parë. Ka 3 pikë më shumë dhe një ndeshje më shumë se Mançester Siti i Guardiolës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë