Në Petrinja, qyteti që u godit nga tërmeti në Kroaci mbizotëron kaosi, ulërimat, britmat dhe thirrjet e njerëzve për ndihmë.
Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter goditi sot qytetin kroat. Tërmeti u ndje edhe në Serbi, Bosnjë dhe Shqipëri. Raportet fillestare thanë se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, shembje çatish dhe të fasadave të godinave, dhe madje edhe në shembje të disa ndërtesave. E njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.2 ballë të hënën.
Kryetari i bashkisë së Petrinjas Darinko Dumbović konfirmoi se deri tani një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. A u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet. “Gjysma e qytetit është shkatërruar” tha ai.
Ushtria ka zbritur në rrugët e qytetit për t’u ardhur në ndihmë dhe shpëtuar njerëzit që janë nën rrënoja.
Sizmologu kroat Kresimir Kuk e përshkroi tërmetin si “jashtëzakonisht të fortë”, shumë më të fortë sea ai që goditi Zagrebin dhe zonat përreth në pranverë.

Ai paralajmëroi njerëzit që të mos qëndrojnë larg ndërtesave të vjetra potencialisht dhe të zhvendosen në zonat më të reja të qytetit për shkak të lëkundjeve të mëpastajme.
Epiqendra e lëkundjeve të fundit ishte 46 km në juglindje të Zagrebit por tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në të gjithë rajonin.
Në Zagreb, njerëzit dolën në rrugë dhe parqe nga frika. Shumë thuhet se po largoheshin nga qyteti, duke injoruar ndalimin e udhëtimeve të vendosur për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Uzina bërthamore e Sllovenisë u mbyll si masë paraprake pas tërmetit.

Bashkimi Evropian ofroi mbështetje dhe ndihmë për qytetarët dhe autoritetet e Kroacisë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” deklaroi se BE po monitoron situatën, pas tërmetit që goditi vendin.
“Mendimet tona janë me të plagosurit dhe ata në vijat e para të mbrojtjes,” shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje