Futboll

Ekskluzive/ Moriero dhe Mikoli, në krye të Dinamos

Dy emra të njohur të futbollit italian, Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli, do të drejtojnë Dinamon në vazhdim. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Gazeta Si pranë klubit Dinamo. Zyrtarizimi ëhstë vetëm çështje orësh, pasi akordi është arritur tashmë mes tyre dhe presidentit Marko Pontreli.

Moriero, trajneri i ri i Dinamos, dhe ish-trajneri Kamarata. Gazeta Si, 29 dhjetor 2020

Vendin e Fabricio Kamaratës, që ka vendosur të drejtojë Apoloninë në Superiore, do ta marrë Françesko Moriero, ish-lojtar i njohur i Interit, Romës, disa skuadrave të tjera në vendin fqinj, si dhe kombëtares së Italisë. Ai ka një përvojë të gjatë edhe si trajner, ku ka drejtuar skuadra kryesisht të Serisë B si Lançano, Krotone, Frozinone etj.

Fabricio Mikoli, kur luante me Juventusin. Gazeta Si, 29 dhjetor 2020

Bashkë me të në klubin blu do të vijë edhe Fabricio Mikoli, ish-lojtar i Juventusit, Palermos dhe shumë skuadrave të tjera. Edhe ai ka luajtur me kombëtaren italiane gjatë karrierës. Mikoli do të mbajë rolin e ndihmëstrajnerit dhe do të drejtojë gjithashtu akademinë dinamovite.

Janë të gjitha këto lëvizje që presidenti Marko Pontreli ka menduar të bëjë për ringritjen e klubit blu në nivelet e tij më të larta. Dinamo udhëheq Grupin A në Kategorinë e Parë, 4 pikë para vendit të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë