Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me delegacionin e PD së Kosovës në Tiranë.
Në takimin me delegacionin e drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar në detyre i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, kryetari i opozitës, Basha shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e PD për bashkëpunim edhe më të thellë me institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhja e Presidentit.
‘Diplomacia shqiptare duhet të jetë tërësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës. Pas 25 prillit, kjo mbështetje bëhet realitet
Për procesin e nisur nga Gjykata Speciale, duhet të jemi njëzëri në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së”, tha Basha.
Nga ana e tij, kryetari i PDK-së në detyrë, Enver Hoxhaj tha:
“Asnjëherë se kisha menduar që në 2020 Kosova e pavarur do kishte një vit të vështirë që krahas pandemisë, krizës ekonomike mori dhe një goditje nga gjykata Speciale.
Mendojmë që faktori politik në Shqipëri, të gjitha subjektet politike duhet të japin mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në gjykatë në Hagë.
Kërkojmë që dhe në të ardhmen të ketë një konsistencë të tillë.
Lufta e drejtë e mbrojtëse e UCK është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë e mund të ketë situata që kjo gjykatë të përdoret nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës ne raport me te ardhmen e në këtë drejtim duhet të ketë unitet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje