Politike

Rama qorton BE: Arritëm vetë një marrëveshje me Pfizer

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka në parim një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në vendin tonë brenda muajit janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kreu i Qeverisë u rikthehet kritikave ndaj Bashkimit Europian, që e akuzon se ka diferencuar vendet e Ballkanit në trajtimin me vaksina.

“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, mbyll reagimin e tij Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë