Futboll

Lotar Mateus e thotë qartë: Lëv nuk është më për Gjermaninë

Lotar Mateus nuk ka dyshime në lidhje me të ardhmen e Gjermanisë dhe në veçanti të trajnerit të saj, Joakim Lëv. Legjenda gjermane, si gjithmonë, lë mënjanë diplomacinë dhe thotë hapur atë që mendon. Për “Suddeutsche Zeitung” ai ka dhënë mendimin e tij se çfarë duhet bërë, në rast se Europiani nuk shkon mirë.

“Nëse Europiani nuk shkon ashtu siç ne presim, duke parë kualitetin e lojtarëve që kemi, atëherë mendoj se nuk do të jetë vetëm trajneri Lëv që duhte të largohet”, – ka theksuar së pari Lotar Mateus.

Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë. Gazeta Si, 30 dhjetor 2020

“Duhet të largohen edhe të gjitha ata që kanë vendosur që ai të qëndronte. Duhet të pranojnë pasojat. Ndeshja me Spanjën ishte një rast i jashtëzakonshëm (spanjollët fituan 6-0), por kur shoh situatën në përgjithësi, ose kujtoj ndeshjet kur skuadra luftonte për të fituar, apo kur ka pësuar gol në fund, bindem se Lëv nuk është më për të drejtuar Gjermaninë”, – ka argumentuar më pas ish-mesfushori i famshëm gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë