Politike

Meta: Të përpiqemi të ringremë ekonominë kombëtare (Video)

Viti që lamë pas, na përballi me një nga sfidat më të vështira për mbarë botën tha në mesazhin e fundvitit Presidenti Ilir Meta.

“Pandemia COVID-19 tronditi jetët tona në shumë aspekte. Shumë prej nesh humbën më të dashurit, pa mundur edhe t’u japin lamtumirën e fundit; të tjerë ia dolën me sakrifica të jashtëzakonshme.

Mirënjohje të pakufishme për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata, që gjenden edhe sot, në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie.

Në veçanti, ky është çasti për të bërë një homazh për mantelbardhët tanë të paharruar, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës”, tha Meta.

Kreu i shtetit apelon që të përpiqemi me të gjitha forcat të ringremë ekonominë kombëtare, “t’u krijojmë të rinjve mundësi të reja dhe punë, për të rimarrë në dorë fatet tona me dinjitetin e liritë e merituara, për të rikthyer shpresën dhe besimin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë