Bota

Britania bën vaksinën e parë AstraZeneca

Mbretëria e Bashkuar vaksinoi të hënën pacientin e parë në botë me vaksinën kundër koronavirusit nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Brian Pinker, 82 vjeç, u vaksinua në Oksford dhe tha se ishte krenar që mori dozën e parë nga kjo vaksinë.

Sekretari britanik shëndetësisë Matt Hancock tha se ishte i kënaqur nga shpërndarja e vaksinës së dytë të aprovuar kundër koronavirusit në vend, për të cilën ai tha se ishte një “dëshmi e suksesit të shkencës britanike”.

“Ky është një moment thelbësor në luftën tonë kundër këtij virusi të tmerrshëm dhe shpresoj që të sigurojë shpresë të re për të gjithë se fundi i kësaj pandemie është në horizont,” tha Hancock në një deklaratë.

Britania siguroi 100 milion doza të vaksinës që është shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur sesa vaksina e Pfizer që kombi ishullor filloi ta shpërndante i pari në botën perëndimore në dhjetor.

 Më shumë se 500,000 doza janë vënë në dispozicion të hënën ndërsa Britania e Madhe nxiton për të vaksinuar personat e prekshëm kundër koronavirusit.

Hancock tha se më shumë se një milion vaksina ishin shpërndarë nga fillimi i janarit dhe shpreson të rrisë këtë numër në mënyrë të konsiderueshme në muajin e ardhshëm.

Ajo vjen ndërsa vendi ka regjistruar 50,000 raste të reja ditore për shumë ditë pasi një variant i ri, më i transmetueshëm i virusit po përhapet në të gjithë vendin. Pavarësisht përdorimit të vaksinave, kriza shëndetësore në vend po vazhdon të përkeqësohet ndërsa infeksionet rriten.

Opozizta ka bërë thirrje për një bllokim kombëtar mes rasteve në rritje, diçka që Hancock i tha se qeveria nuk po e përjashton. Disa ekspertë kanë kritikuar strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se ajo duhet të punojnë më mirë për të ulur rastet e reja në vend që të mbështeten në vaksinat e ardhshme për të zgjidhur krizën.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar miratoi vaksinën AstraZeneca për përdorim emergjent më 30 dhjetor, duke u bërë vendi i parë që i dha miratimin kompanisë. Britania e Madhe ka më shumë se 730 qendra vaksinimi dhe po kërkon ta rrisë këtë  numër në më shumë se 1,000.

Vaksina e Oksfordit bazohet në një adenovirus të padëmshëm dhe të dobësuar që zakonisht shkakton ftohjen e zakonshme te shimpanzetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë