Politike

Basha: Prioriteti numër 1 i qeverisë sime, punësimi i të rinjve

Kryetari i PD, Lulzim Basha bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.

Shqetësimi i parë që ngritën gjimnazistët ishte ai i pandemisë së COVID-19, ku Basha përsëriti nga ana e tij planin e PD-së me pesë pika.

“Hapi i parë: Testimi masiv dhe pastaj periodik të mësuesve.

Hapi i dytë, subvencionimin e plotë dhe mbikqyrjen e dezinfektimit periodik të ambienteve shkollore. Hapi i tretë, vaksinimi masiv për gripin sezonal që të mos i mbivendosej komplikacioneve që sjell pastaj infektimi me koronavirus. Dhe po kështu pajisja me ato mjetet mbrojtëse që nga dezinfektanti, tek maskat sepse shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të vështirë, shumë prej tyre të pamundur t’i sigurojnë ato. Me marrjen e këtyre masave, sigurisht nuk do ta eliminonim tërësisht rrezikun, por jam i bindur që do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme…”, tha Basha, duke nënvizuar nga ana e tij se, “asnjë prej këtyre masave nuk u mor”.

“Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia”, u tha Basha, të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë