Viti 2021 ka nisur me një lajm të mirë për Partizanin. Klubi i kuq bën me dije se KAS-i i ka zhbllokuar merkaton dhe të kuqtë mund të afrojnë futbollistë të rinj. Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, bëhet fjalë për një vendim paraprak, që e lejon Partizanin të operojë në merkato, por çështja e dënimit të dhënë nga FIFA nuk mund të konsiderohet ende e mbyllur.
Klubi i kuq u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos për 3 sesione, sepse u konstatuan parregullsi në kontratën e futbollistit Erald Çinari, pasi akuzave të një klubi kroat. Për këtë arsye, Partizani nuk mundi të bënte asnjë afrim në verë. Tani trajneri Ilir Daja mund të përforcojë grupin.
Njotimi i klubit
Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje