Futboll

Shpejtësi, presing dhe driblim. Pse Milani fiton kaq shumë penallti?

Milani fiton, luan mirë, është i pari dhe pret Juventusin më 6 janar. Shënon të paktën 2 gola për ndeshje në Serinë A prej 15 javësh, siç ndodhi edhe të dielën ndaj Beneventos së Pipo Inzagit. Njërin prej tyre me penallti dhe kuqezinjtë janë skuadra që ka fituar më shumë 11-metërsha këtë sezon, dhjetë (7 të shënuar dhe 3 të humbur). Milani ka 14 penallti në favor për gjithë 2020-ën. Kesi këtë sezon ka realizuar 4 penallti, Ibrahimoviç 2 dhe Çalhanoglu 1.

Gjithçka është meritë e një skuadre sulmuese, të rrezikshme dhe të gjallë. E thonë vetë numrat: Milani ka sulmin e dytë më të mirë në Serinë A (34 gola të shënuar, udhëheq Interi me 40), vetëm Napoli gjuan më shumë në portë. Milani gjithashtu ka goditur edhe 12 herë shtyllën, më shumë se çdo ekip tjetër (ndjekin Verona me 11 dhe Specia 9). Skuadra e Piolit ka fituar 95 goditje nga këndi, më shumë ka vetëm Napoli (97). Shifra që tregojnë se Milani është gjithmonë aty, në zonën kundërshtare.

Milani feston një gol. Gazeta Si, 4 janar 2021

Po pse Milani fiton kaq shumë penallti? Përtej rastësisë apo gabimeve individuale të kundërshtarëve, kuqezinjtë kanë një skuadër të shpejtë dhe që është e aftë të veprojë në hapësira të ngushta. Lojtarët e Milanit janë në gjendje ta kalojnë kundërshtarin, Pioli ka disa driblues të shpejtë që arrijnë të çajnë mbrojtjen e skuadrës tjetër, por shpesh e shohin veten në tokë. Këtë e bëjnë Leao, Çalhanoglu, Rebiç dhe Teo Hernandez, që hyn në zonë me 100 km në orë.

Çalhanoglu, – 1 gol, 7 asist dhe 5 shtylla në Serinë A – është në vend të dytë për rastet e krijuara në 2020-ën (16 si Pelegrini). Milani është gjithmonë i rrezikshëme dhe në goditjet e lira. Janë numra dhe statistika që i japin të drejtë skuadrës së Piolit të kryesojë. Ajo shkon më shumë lojtarë në zonën dhe bën presing në mënyrë efikase, kur kundërshtari është duke dalë nga zona. Tani është radha e Juventusit, ku Milani vjen si një ekip i pathyeshëm dhe si kryesues i Serisë A me 37 pikë, 10 më shumë se bardhezinjtë, që kanë një ndeshje më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë