Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit ka miratuar me shumicë dërrmuese të votave ndryshimet e fundit në Qeveri.
Olta Xhaçka në krye të Ministrisë së Jashtme dhe Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes kanë marrë edhe votat e të ashtuquajturës opozitë parlamentare, duke u konfirmuar në këtë detyrë me 94 vota pro.
Mbledhja nisi në orën 17:00 dhe ajo u thirr nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Kreu i Qeverisë kërkoi mbledhjen e Kuvendit për shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit në postet përkatëse, që sipas afateve të përcaktuara në Kushtetutë nuk mund të bëhet më vonë se 10 ditë nga nxjerra e dekreteve të Presidentit.
Këto ndryshime kanë prishur “pushimet” e deputetëve, që sipas kalendarit sesionin e ri duhet të nisnin më 18 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje