Në Angli, duke filluar prej mesnatës çdo person që kërkon të lëvizë jashtë shtëpisë së tij duhet ta arsyetojë atë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dalë në një konferencë për shtyp ku njoftoi masat e reja anti-Covid.
Sipas këtyre masave, kufizimet ashpërsohen edhe më tej në të gjithë Anglinë. Shkollat dhe gjimnazet pothuajse do të mbyllen që të gjitha duke kaluar te mësimi online deri në mes të shkurtit.
Kryeministri Johnson u kërkoi qytetarëve që të respektojnë masat, pas rritjes së rasteve të infeksionit.
Ai tha se katër kategoritë prioritare për vaksinën do tamarrin atë deri në mes të shkurtit.
Johnson tha se javët që vijnë do të jenë më të vështirat për Anglinë, megjithëse e cilësoi këtë si faza e fundit e sfidës me pandeminë.
Masat kufizuese janë të ngjashme me ato të muajit mars të vitit të kaluar. Njerëzit nuk lejohet që të dalin nga shtëpia, përveçse kur kanë arsye madhore, si për ushqime, ilaçe, arsye shëndetësore dhe për punë në rastet kur ajo nuk mund të bëhet nga shtëpia.
Shkollat dhe gjimnazet mbyllen prej së martës, provimet e fundvitit nuk do të kryhen këtë verë si normalisht. Universitetet do të qëndrojnë mbyllur baret e lokalet po ashtu.
Restorantet mund të shëbejnë “merre me vete”, por jo alkool.
Sportet në natyrë mbyllen, po ashtu edhe palestrat dhe futbolli amator.
Masa të ngjashme njoftuan më herët edhe Skocia dhe Uellsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje