Në Hungari, qeveria nuk dëshiron të ngrihet një monument i lëvizjes “Black Lives Matter”, të cilën ajo e përcakton si “raciste” dhe në kundërshtim me traditat e krishtera kombëtare.
Pak rëndësi ka që monumenti është i vogël (një statujë që i përngjan statujës së e Lirisë në gjunjë, me ngjyrë ylberi vetëm një metër e gjysmë e lartë), dhe që kish synim të ekspozohej vetëm për dy javë.
Qeveria e drejtuar nga Viktor Orban nuk dëshiron t’ia dijë. Sepse sipas shefit të kabinetit të kësaj qeverie, kjo lëvizje është “raciste”.
Komentuesit pro qeverisë në televizionin publik, siç raportohet nga “The Guardian”, thonë se ai duhet të shkatërrohet sapo të ekspozohet.
Monumenti u krijua në 3D nga skulptori Péter Szalay.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje