Reali i Madridit duket se është dorëzuar dhe do të humbasë kapitenin e tij, Serxho Ramos. Në Spanjë janë zbuluar prapaskenat e divorcit të bujshëm mes Ramosit dhe madrilenëve në fund të sezonit. Zbulohet gjithashtu se mbrojtësi është gati t’i bashkohet PSG-së, bashkë me Lionel Mesin.
Kapitenit të “Los Blancos”, ashtu si dhe Lionel Mesit, i skadon kontrata në qershor dhe në një takim të fundit që ka pasur me presidentin Florentino Perez, e ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin, duke e mbyllur ndoshta përfundimisht mundësinë e qëndrimit te Reali.

Detajet i ka bërë të ditur “El Chiringuito”, që ka informacion të saktë për atë çfarë ndodh te Reali. Në takimin me presidentin, Ramos ka thënë: “Nuk e pranoj propozimin që më keni bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë”. Dhe oferta e parë është ajo e PSG-së. “Me mua dhe Mesin do të bëjnë një skuadër të madhe”, – ka shtuar më tej “El Gran Capitan”.
Florentino Perez, gjithmonë sipas “El Chiringuito” është përgjigjur: “Nëse të vjen një ofertë e mirë, do të bisedojmë”. Media të tjera në Spanjë bëjnë me dije se Ramos nuk i ka kthyer ende përgjigje Realit. Atij i është propozuar rinovimi 2-vjeçar me reduktim të pagës në masën 10%. Aktualisht, Ramos paguhet 15 milionë euro në sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje