Një në 50 persona në Angli është i infektuar me koronavirur. Lajmi u bë i ditur nga zyrtari kryesor mjekësor, Chris Whitty, i cili i ka cilësuar shifrat e shfaqura pas variantit të ri të Covid-19 alarmante.
Shkalla e rasteve me Covid-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u rrit 70 për qind në dy javë deri më 30 dhjetor, tha Whitty.
Të dhënat e qeverisë treguan se norma u rrit nga 287 raste për 100 mijë njerëz në 16 dhjetor në 487 për 100 mijë persona më 30 dhjetor. Numri i njerëzve aktualisht të shtruar në spital me COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rritur gjithashtu, shtoi Whitty.
Të hënën, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson njoftoi një bllokim të ri kombëtar në Angli.
Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon njoftoi të hënën se Skocia do të hynte në një bllokim nga mesnata ndërsa Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë nisur bllokimin në dhjetor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje